Zgjedhja e sistemit të duhur të menaxhimit të pronës (PMS) për apartamentin tuaj me qira afatshkurtër ose për hotelin është një vendim kyç, që mund të përcaktojë efikasitetin e punës, përvojën e mysafirëve dhe fitimin afatgjatë. Me kaq shumë sisteme në treg, gjetja e atij që ju përshtatet në mënyrë të përsosur mund të duket e vështirë. Megjithatë, duke bërë pyetjet e duhura, mund të merrni një vendim që përputhet me qëllimet e biznesit tuaj.
Ja pesë pyetjet kryesore që duhet të bëni për t'u siguruar që zgjidhni PMS-in që funksionon më mirë për pronën tuaj.
1. A u përgjigjet nevojave të biznesit tuaj?
Çdo pronë punon ndryshe, ndaj PMS-i juaj duhet të jetë mjaftueshëm fleksibël për kërkesat tuaja specifike. Filloni duke shkruar problemet që keni sot. A ju ngadalësojnë proceset manuale? A po humbni të ardhura nga rezervimet e dyfishta? A ju merr shumë kohë komunikimi me mysafirët?
Për pronat e vogla, fokusi mund të jetë te automatizimi i punëve të përditshme si menaxhimi i rezervimeve dhe pastrimi i dhomave (housekeeping). Hotelet më të mëdha ose portofolet me disa prona mund të kenë nevojë për analitikë të avancuar, menaxhim të disa pronave dhe raporte të personalizuara. Nëse drejtoni një hotel me 8 deri 40 dhoma, një PMS për hotele të vogla zakonisht i mbulon këto nevoja pa barrën e një sistemi për korporata të mëdha.
Këshillë: Kërkojini ofruesit të PMS-it një shembull përdorimi ose rast studimi me prona të ngjashme me tuajën. Kjo do t'ju tregojë si funksionon sistemi në situata reale.
2. A e thjeshton menaxhimin e kanaleve?
Mbajtja e shpalljeve të përditësuara është thelbësore, duke pasur parasysh varësinë në rritje nga agjencitë e udhëtimit online (OTA) si Airbnb, Booking.com dhe Expedia. Një PMS me menaxhim të fortë kanalesh siguron përditësime në kohë reale të disponueshmërisë, çmimeve dhe rezervimeve në të gjitha platformat.
Pa sinkronizim efektiv, rrezikoni rezervime të dyfishta, gabime në çmime ose mundësi të humbura për të mbushur dhomat e lira. Një kërkim i Phocuswright tregon se pronat me menaxhim të integruar kanalesh shohin deri në 30% më shumë rezervime direkte dhe të ardhura më të mira.
3. A mund të rritet bashkë me ju dhe a është gati për të ardhmen?
PMS-i juaj duhet të rritet bashkë me biznesin tuaj. Sistemi duhet të përshtatet pa vështirësi nëse planifikoni të zgjeroni portofolin e pronave ose të ofroni shërbime të reja si paketa spa apo organizim eventesh.
Një raport i Hospitality Technology zbuloi se pronat që përdornin sisteme të shkallëzueshme raportuan 78% më shumë kthim nga investimi gjatë pesë viteve, krahasuar me ato me sisteme të ngurta. Shkallëzueshmëria ju siguron që të mos mbeteni të lidhur me një sistem që nuk ju mjafton më kur nevojat tuaja rriten.
4. A integrohet me mjete të tjera?
Një PMS është më efektiv kur funksionon si qendër që lidh operacionet tuaja me mjete të tjera thelbësore, si:
- Portat e pagesave (payment gateway) për transaksione pa probleme.
- Sistemet për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe të fiskalizimit në vendin tuaj.
- Bravat inteligjente (smart lock) për më shumë siguri dhe lehtësi për mysafirët.
E dhënë interesante: Një studim i McKinsey & Company zbuloi se pronat që përdorin PMS me aftësi të forta integrimi kursyen 30-40% të kohës operative, duke e liruar stafin të merret me shërbimin ndaj mysafirëve.
5. Çfarë niveli mbështetjeje dhe trajnimi ofrohet?
Sado intuitive të duket një PMS, ekipi juaj do të ketë nevojë për trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për ta shfrytëzuar sistemin plotësisht. Kërkoni një ofrues që jep:
1. Mbështetje për klientët: Disa kompani, si Roomismo, ofrojnë mbështetje falas për klientët.
2. Ndihmë gjatë fillimit (onboarding): Konfigurimi fillestar mund të jetë i rëndë, ndaj një proces i udhëhequr siguron një nisje pa probleme. Për shembull, Roomismo nuk ju ngarkon asnjë tarifë për onboarding-un dhe një ekip i dedikuar ju ndihmon ta konfiguroni pronën tuaj.
Sipas të dhënave të HFTP Global, pronat që marrin onboarding dhe mbështetje të dedikuar kanë më pak ndërprerje dhe staf më të kënaqur.
Kërkoni këtë: gjatë demos, kërkoni t'ju tregojnë drejtpërdrejt si i zgjidh ekipi i tyre i mbështetjes problemet reale.
Konsiderata shtesë
Siguria e të dhënave dhe përputhshmëria
Me shqetësimet në rritje për privatësinë e të dhënave, sigurohuni që PMS-i juaj përputhet me rregullore si GDPR (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) dhe PCI DSS (standardi i sigurisë së të dhënave për industrinë e kartave të pagesës). Kjo mbron jo vetëm të dhënat e mysafirëve, por edhe biznesin tuaj nga problemet ligjore të mundshme.
Raportet dhe analitika
Një PMS modern duhet t'ju japë të dhëna konkrete, mbi bazën e të cilave mund të merrni vendime.
Qasja nga celulari
Në ritmin e shpejtë të sotëm, qasja në PMS nga celulari ju lejon ta menaxhoni pronën nga larg. Qoftë për të parë shkallën e zënies apo për të përditësuar disponueshmërinë e dhomave, funksionet në celular sigurojnë që të keni gjithmonë kontrollin.
Kostoja dhe kthimi nga investimi
Kostoja ka rëndësi, por përqendrohuni te vlera e përgjithshme e sistemit. Një PMS i lirë që nuk ka funksione kyçe ose mbështetje të fortë mund t'ju kushtojë më shumë në joefikasitet ose rezervime të humbura. Vlerësoni kthimin e mundshëm nga investimi duke marrë parasysh kohën e kursyer, rezervimet shtesë dhe kënaqësinë më të madhe të mysafirëve.
Praktikat më të mira për vlerësimin e opsioneve PMS
1. Provojeni para se të angazhoheni: Kërkoni një provë falas ose një demo për të parë nëse sistemi i përshtatet mënyrës suaj të punës.
2. Planifikoni për afat të gjatë: Mos u përqendroni vetëm te nevojat e menjëhershme. Mendoni si mund ta mbështesë PMS-i biznesin tuaj pas pesë vitesh.
Përfundim
Zgjedhja e PMS-it të duhur nuk është thjesht zgjedhje e një softueri; është investim në të ardhmen e biznesit tuaj të mikpritjes. Një PMS i zgjedhur mirë do t'ju ndihmojë t'i thjeshtoni proceset e punës, të përmirësoni përvojën e mysafirëve dhe të arrini rritje të qëndrueshme. Duke bërë këto pesë pyetje kyçe dhe duke e bërë mirë kërkimin tuaj, do të jeni në rrugë të mbarë për të gjetur një sistem që u përgjigjet nevojave tuaja të veçanta.
.png&w=1920&q=75)